Mesditën e së shtunës numër i madh i qytetarëve kanë pritur në radhë në sallën “1 Tetori” në kryeqytet për t’u vaksinuar. Shumica nga ta pas mesazheve të marra nga Ministria e Shëndetësisë, kishin vendosur që të marrin edhe dozën e tretë.
Selim Syla, tha se për shkak të sigurisë më të madhe dhe pasojave në të ardhmen ka vendosur që të vaksinohet edhe për herën e tretë.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që ende nuk e kanë marrë vaksinën të vaksinohen, duke shtuar se ky rekomandim vjen edhe nga ekspertët shëndetësor nga mbarë bota.
“Siguria është më e madhe, mos me pas pasoja më tutje. Mesazh për të gjithë njerizimin, kush mendon pak shëndetin e vet le ta merr edhe dozën e tretë”.