“Do ta vras burrin e motrës dhe do të bëj seks në prezencën tënde”. Këto ishin fjalët e të dyshuarit Sokol Haliti, që ishin raportuar në organet ndjekëse nga viktima Hamide Magashi në korrik të këtij viti.
Kallxo.com ka siguruar dosjen hetimore në të cilën përfshihet deklarata e viktimës Hamide Magashi, e cila ishte dhënë në hetuesi muaj më parë.
Hamide Magashi është vrarë mbrëmë me armë zjarri në oborrin e QKUK-së. Autor dyshohet të jetë bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili ende është në arrati.
E ndjera Magashi kishte raportuar se kishte pasur në vazhdimësi dhunë nga i dyshuari Sokol Halili.
Ajo kishte deklaruar se në çdo vizitë të cilën e kishte bërë te familja e saj kishte qenë nën përcjelljen e vjehrrës dhe vëzhgimin nga afër të bashkëshortit.
Përpos dhunës dhe kërcënimeve Magashi kishte denoncuar edhe se çdo pagë të cilën e realizonte nga puna në Komunën e Ferizajt ia dorëzonte bashkëshortit, duke ia paguar kështu edhe gjobat për kundërvajtjet në trafik.
Të gjitha këto pretendime ishin mohuar nga i dyshuari Sokol Halili.
Magashi kishte deklaruar se disa herë më radhë ishte kërcënuar me armë.
Të gjitha këto pretendime ishin mohuar nga i dyshuari Sokol Halili.
Çdo vizitë familjare të cilën e kishte bërë Hamide Magashi në familjen e saj kishte qenë nën shoqërimin e vjehrrës dhe vëzhgimin e bashkëshortit.
Kështu kishte deklaruar në hetuesi Hamide Magashi, e cila u vra mbrëmë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
Dosja hetimore përshkruan se përpos përcjelljes së vazhdueshme nga vjehrra dhe bashkëshorti, viktima kishte raportuar edhe për kërcënimet me armë, dhunën e vazhdueshme të cilën e kishte pasur nga bashkëshorti.
Pas këtyre deklaratave në fund të muajit korrik të këtij viti ishte bastisur shtëpia e të dyshuarit Sokol Halili. Gjatë kontrollit atij i ishin gjetur dy armë, njëra pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gas. Pasi ishte intervistuar në lidhje me këto armë të konfiskuara, i dyshuari me urdhër të prokurorit Rasim Maloku ishte liruar në procedurë të rregullt.
Për armëmbajtje pa leje Sokol Halili ishte dënuar në shtator të këtij viti me gjobë prej 300 euro.
Përpos akuzës për armbëtjeje pa leje, në gusht të këtij viti Sokol Halili ishte akuzuar edhe për veprën penale – kanosjes, ku rasti është duke u trajtuar.