Jo vetëm vrasjet apo tentativat për vrasje të dështuara, me super pagesa nga bosët e krimit, por Dumani ka zbërthyer edhe 6 grabitje që ka kryer me Talo Çelën dhe persona të tjerë në periudhën kohore 2012- 2017.
Ata janë autorë të grabitjes me armë dhe dhunë të kambistit Xhemal Liçi, argjendarit Lirak Bajraktari, shtetasve Hamit Haxhia, Astrit Ademi, Hamdi Sharka, kambistit Shyqëri Shala, në qytetet Elbasan, Shijak, Kavajë dhe Berat.
Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. SPAK ka goditur dje 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj. Kjo për shkak të dëshmive si të penduar të drejtësisë të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj. Por jo vetëm vrasjet apo tentativat për vrasje të dështuara, me super pagesa nga bosët e krimit, por Dumani ka zbërthyer edhe 6 grabitje që ka kryer me Talo Çelën dhe persona të tjerë në periudhën kohore 2012- 2017. Ata janë autorë të grabitjes me armë dhe dhunë të shtetasve Xhemal Liçi, argjendarit Lirak Bajraktari, shtetasve Hamit Haxhia, Astrit Ademi, Hamdi Sharka, kambistit Shyqëri Shala, në qytetet Elbasan, Shijak Kavajë dhe Berat.
“Grabitja e parë që kam bërë ka qenë tek një argjendari në Elbasan, në fund të vitit 2010 fillim 2011. Ka qenë 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose diçka më shumë ”, ka rrëfyer ndër të tjera bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani në dosje.
Sa i përket grabitjes së dytë bëhet fjalë për një kambist në dalje të Kavajës, të cilën Dumani e ka bërë me po të njëjtat persona si grabitja e parë.
E treta ka qenë në Shijak dhe informacionin për personin e kishte shtetasi Dorjan Shkoza.
“Ngjarja ka ndodhur po në vitin 2013. Personi që kishte servisin ishte nga Shijaku dhe kishte një benz C Class, ngjyrë gri, i vitit 2005 dhe jepte lekë me fajde”, ka thënë Dumani.
Dumani u arrestua mbrëmjen e 29 marsit në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.
Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, zbërthejnë vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas 6 muajve hetime dhe me dëshmitë kyçe të dy personave tashmë të vënë në dispozicion të drejtësisë, ka bashkuar 18 dosje penale në një të vetme, në atë të Dumanit dhe Hoxhat, regjistruar në 14 prill 2022 për vrasje mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe përkrahje e autorit.
Me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Operacioni i koduar “Golden bullet”, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”.
Me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim.
Nuredin Dumani i konsideruar një nga personazhet më të kërkuar të botës së krimit, u arrestua në Fier më 29 mars 2022 pas një tentativw të dështuar për të vrarë Talo Çelën. Bashkë me të, u vu në pranga ushtari i tij, Henrin Hoxhaj që e ndihmoi në arratinë e shkurtër. Dëshmitë e tyre dhe provat e gjetura në telefonin e Dumanit që mbeti i plagosur në përballjen me Talo Çelën, ndihmuan SPAK në zbërthimin e grupeve kriminale. Hetimet që zbërthyen vrasjet e bujshme në Shqipëri po drejtohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit dhe dy prokurorë të SPAK, Dolorez Musabelliu dhe Behar Dibra.