Borussia Dortmundi e ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Dortmundi të shtunën pasdite e mposhti Holstein Kielin me rezultatin e thellë 3:0.
Kjo ndeshje i takoi javës së fundit të Bundesligës.
Serhou Guirassy realizoi për 1:0 në minutën e tretë nga penalltia. Golin e dytë e realizoi Marcel Sabitzer në minutën e 47-të.
Felix Nmecha e shënoi golin e fundit në minutën e 73-të.
Dortmundi e përfundon edicionin në pozitën e katërt me 57 pikë. Katër pozitat e para dërgojnë në “Chhampions”. Holstein Kieli nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman pasi kampionatin e përfundoi në pozitën e parafundit me 25 pikë.
Dortmundi kualifikimin e siguroi edhe për shkak të disfatës që e pësoi Freiburgu të nga Eintracht Frankfurti me rezultatin 3:1.
Freiburgu edicionin e përfundon në vendin e pestë me 55 pikë. E ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. Frankfurti është në vendin e tretë me 60 pikë. Edhe Frankfurti e ka siguruar “Championsin”.