GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Dorëzohet” Lajçak: Kam shpresuar që deri sot shumica e pikave të marrëveshjes të zbatoheshin

08/04/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme, Rajoni, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
Lajçaku i kundërpërgjigjet Gërvallës për “sulmet” që kjo i bëri ndaj BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Emisari i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, është shprehur i zhgënjyer me progresin e ngadaltë të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të obligimeve që kanë të dyja vendet pas Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit së saj. Lajçak ka theksuar domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes si e vetmja rrugë drejt integrimeve evropiane.

Gjatë fjalimit në forumin “BE-ja takon Ballkanin” në Sofje, Lajçak tha se “marrëveshje nuk zhbëhet” dhe fokusi duhet të jetë te zbatimi i saj.

“Marrëveshja është aty dhe nuk mund të zhbëhet. Po të kishte pasur marrëveshje më të mirë, apo të kishte pasur propozim më të mirë, dikush do të propozonte. Nuk është kështu. Fokusi duhet të jetë te zbatimi i kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Lajçak.

Emisari u shpreh i zhgënjyer me përparimin në zbatimin e pikave të marrëveshjes duke shtuar se nuk beson se “palët janë të gatshme për këtë, nuk besoj se shoqëritë janë të gatshme për këtë”.

“Me marrëveshjen e Ohrit, që është një udhëzues drejt normalizimit, më nuk mund të pyesim se çfarë duhet bërë dhe si të bëjmë. Por, e vërteta është se kam shpresuar që deri sot shumica e pikave të zbatoheshin. Por, ka ndodhur shumë pak. Pse kështu, pasi normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është çështje shumë e ndjeshme. Nuk besoj se palët janë të gatshme për këtë, nuk besoj se shoqëritë janë të gatshme për këtë”, ka thënë Lajçak.

Për mungesën e përparimit në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë Lajçak ka kritikuar edhe opozitat e të dyja shteteve duke thënë se “sa herë që ka përparim, dy liderët Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq kritikohen ashpër nga opozita. Por, në realitet ata duhet përgëzuar që bëjnë përparim drejt normalizimit, pasi është gjë e mirë për qytetarët. Është e qartë që nuk mund të bësh përparim drejt normalizimit kur ke kriza në terren”.

Në fund, Lajçak ripërsëriti thirrjet për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Planit Implementues (Aneksit të Ohrit).

Lajçak tha në Sofje se ‘në takimin e fundit në nivel negociatorësh’ të dy palët ‘janë pajtuar për idetë e tij rreth dinarit’.

“Pra, ne do të takohemi javën e ardhshme dhe shpresojmë të finalizojmë marrëveshjen bazuar në idetë e paraqitura nga BE. Ne u gjendëm edhe një herë në një situatë ku duhet të merremi me pasojat e vendimit dhe të mos diskutojmë para se të marrim vendimin,” tha Lajçak.

“Të dyja palët po vijnë dhe atmosfera është më konstruktive se zakonisht. Unë do të thoja se ka përpjekje për të gjetur një zgjidhje,” vlerësoi Lajçak.

Tags: DialoguKosovë SerbiMiroslav Kajcak
ShareTweetShare
Previous Post

Një burrë gjendet i vdekur në ballkonin e banesës në Fushë Kosovë, dyshohet për vetëvrasje

Next Post

Nga 1 janari 167 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaportë

Next Post
Nga 1 janari 167 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaportë

Nga 1 janari 167 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaportë

Lajmet e fundit

Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

18/05/2025
Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

18/05/2025
Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

18/05/2025
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.