GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dora e Kremlinit pas tensioneve në Veri të Kosovës

02/06/2023
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Dora e Kremlinit pas tensioneve në Veri të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Ideja se Rusia po përdor ndikimin e saj në Serbi për të destabilizuar dhe për të ndërhyrë në Ballkan, nuk është aspak e re, madje ishte përfundimi i një raporti të miratuar më 26 prill nga Komiteti i Parlamentit Evropian (PE) për Ndërhyrjen e Jashtme. Sakaq, siç shkruan “Il Giornale”, nuk përjashtohet mundësia që ushtria private ruse Wagner të ketë filluar të depërtojë në enklavat serbe

Nga Il Giornale

Shërbimet sekrete prej muajsh kanë ngritur alarmin për tensionet në Kosovë, e cila së bashku me Moldavinë dhe Gjeorgjinë do të ishte objektivi i operacioneve destabilizuese të inteligjencës ruse për hapjen e fronteve të tjera të luftës në Evropë. Në realitet, në Ballkan, mjafton fare pak që të shpërthejnë tensionet, ashtu siç është treguar nga përleshjet e ashpra të ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe plagosja e ushtarëve nga misioni i NATO-s, KFOR janë “shkëndija shpërthyese” të një krize të paralajmëruar.

Sakaq, Rusia ka bërë përgjegjës Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe tha se po e shikonte situatën me shqetësim. Megjithatë, nuk është çudi as që Kremlini të jetë duke përfituar nga situata e as që mund të ketë “dorë” në përshkallëzimin e tensionit.

TENSIONET NË VERI

Rrënjët e konfliktit kanë nisur që me ndërhyrjen aleate kundër serbëve dhe Beogradit për grushtin e hekurt dhe krimet kundër shqiptarëve etnikë, që çuan në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet. Në veri, zona e Mitrovicës ka mbetur gjithmonë një enklavë krenare e banuar me shumicë dërrmuese nga serbët, të cilët nuk duan asgjë nga qeveria në Prishtinë. Pas pushtimit të Ukrainës, “shkëndija” e parë ishte vendosja e targave kosovare. Ata pak serb që u dorëzuan iu dogjën veturat.

“Lufta e targave dukej se kishte marrë fund, por shqiptarët kishin idenë e çuditshme për të zgjedhur kryetarë komunash në komunat përreth Mitrovicës, pavarësisht bojkotit serb”, shkruan media italiane “Il Giornale”. Përleshjet shpërthyen sepse ushtarët e NATO-s duhej të ruanin rendin për ardhjen e kryetarit të parë shqiptar, në Zveçan. Në qytetin me shumicë serbe, vetëm 1,500 nga 45,000 banorë votuan për të. Përplasja ishte e pashmangshme, dhe pati kokteje molotovi, ndoshta bomba të bëra vetë, shkopinj dhe gurë. Ende jo kallashnikov, ndonëse çdo familje e ka një të tillë në shtëpi.

DORA RUSE

Dhuna e orëve të fundit mund të bëhet epitafi i shpresave të negociatave, me aktorë të jashtëm të interesuar të nxisin telashe. Sipas ministrit të Jashtëm rus “një situatë shpërthyese po zhvillohet në zemër të Evropës, ku NATO filloi një agresion kundër Jugosllavisë në vitin 1999”. Prej muajsh ambasadori rus në Beograd ka bërë deklarata provokuese për Kosovën. Ai madje ishte filmuar duke vizituar dy baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën i shoqëruar nga ministri serb i Mbrojtjes.

Rusia ka kërkuar nga Perëndimi që të ndalë “propagandën” e tij dhe të ndalë së fajësuari për incidentet në Kosovë “serbët e dëshpëruar, të cilët po tentojnë të mbrojnë të drejtat e tyre legjitime dhe lirinë, përmes mjeteve paqësore dhe pa armë”, siç tha Ministria e Jashtme e Rusisë. Ndërsa, përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Mihail Uljanov, i ka kërkuar Serbisë që të dërgojë një numër të caktuar policësh dhe ushtarësh në territorin e Kosovës, pasi sipas tij rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ia rezervon Beogradit këtë të drejtë.Kjo thirrje vjen në një kohë kur Serbia ka aktivizuar nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, duke i “hedhur” benzinë zjarrit.

INTERESAT E RUSISË

Ideja se Rusia po përdor ndikimin e saj në Serbi për të destabilizuar dhe për të ndërhyrë në Ballkan, nuk është aspak e re, madje ishte përfundimi i një raporti të miratuar më 26 prill nga Komiteti i Parlamentit Evropian (PE) për Ndërhyrjen e Jashtme. Sakaq, siç shkruan “Il Giornale”, nuk përjashtohet mundësia që ushtria private ruse Wagner të ketë filluar të depërtojë në enklavat serbe.

Madje një kompani izraelite, ka paralajmëruar tani që shpërthyen tensionet se grupi mercenar është nisur drejt Kosovës.Serbia është i vetmi vend në Europën Juglindore që ka ende një lidhje direkte me Rusinë. Dhe për Kremlinin, tensionet në Kosovë mund të jenë një mundësi për të krijuar probleme shtesë për BE-në, NATO-n dhe SHBA-në. Dhe siç shkruan “Il Giornale” e gjithë situata, është një “miks ankesash të vjetra dhe provokimesh të reja”, që rrezikon të shpërthejë nga momenti në moment.

Tags: dora e kremlinitKosovëlajmeTensionet ne veri
ShareTweetShare
Previous Post

Real Madridi në kërkim të një sulmuesi, del në skenë emri i yllit anglez

Next Post

Aksidenti në Greqi/ Shqiptari mori zvarrë vajzën greke me shpejtësi 104 km/h

Next Post
Aksidenti në Greqi/ Shqiptari mori zvarrë vajzën greke me shpejtësi 104 km/h

Aksidenti në Greqi/ Shqiptari mori zvarrë vajzën greke me shpejtësi 104 km/h

Lajmet e fundit

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

Kërcënohet me jetë Presidentja Osmani

19/05/2025
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.