Ish-deputetja kosovare Donika Kadaj -Bujupi është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit Kadaj-Bujupi nuk kishte kandiduar për deputete me arsyetimin se nuk ka gjetur shprehjen e organizuar kolektive për bindjet e veta, shkruan lajmi.net.
Ajo po shijon jetën larg jetës politike ku shpesh po i qeros ndjekësit me foto mjaft unike nga vende të ndryshme.
Donika ka në qejf sportin e hikingut, ku ajo ka krijuar edhe një faqe në instagram ku poston foto të njerëzve që merren me këtë sport.
Si dashamirëse e këtij sportit ajo së fundmi ka vizituar Majën e Arnenit ku ka ndarë disa poza mjaft interesante.
Ndryshe para dy muajsh Kadaj- Bujupi i ishte bashkuar aksionit humanitar “All For Women”./Lajmi.net/