Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka vendosur t’i shpenzojë mbi 270 mijë euro në ushqim dhe pije. Furnizimi me produktet e blera do të bëhet në bufenë e objektit të ish-Rilindjes, në të cilën janë të vendosura disa ministri. Tenderi mes ministrisë dhe kompanisë fituese është nënshkruar disa ditë më parë.
Një iniciativë e nisur vitin e kaluar për furnizim me pije dhe ushqim tashmë ka përfunduar.
Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar tenderin në vlerë të 273 mijë e 500 euro për këto produkte.
Ky institucion ka treguar se tenderi është për shërbime hoteliere për bufenë në objektin e ish-Rilindjes, në të cilën janë të vendosura disa ministri.
Sipas tenderit, punonjësve të shtetit i është ofruar një meny me disa produkte ushqimore dhe pije të ngrohta e të gazuara.
Nuk do të mungojnë edhe disa produkte për koktej, që konsiderohen goxha luks.
“Koktej me përmbajtje. Kikirikë çipsa, shkopinj të njelmët, sallam, proshutë, rriska buke me proshutë, sallatë te patateve etj. Çipsa, shkopinj te njelmët, sallam, proshutë, rriska buke me proshutë, sallatë te patateve, fli, mantija, qofte te sarkës, kërpudha te fërguara, sallat ruse, djathëra te ndryshëm, veze te zira, ujë, pije freskuese te gazuara, lëngje”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Tenderi mes kompanisë fituese dhe ministrisë është nënshkruar disa ditë më parë, derisa procesi i tërë këtij tenderi ka zgjatur për disa muaj, nga viti i kaluar.
“Shërbime hoteliere për byfen ne objektin e ish-Rilindjes për MD,MPb, MMPH, MAPL dhe MZHR. Vlera e parashikuar e kontratës: 273,500.00 Data e inicimit te aktivitetit te prokurimit: 03.11.2022. Data e publikimit te Njoftimit për kontrate: 15.11.2022 Data e hapjes se tenderëve: 30.11.2022. Data e publikimit te Njoftimit te dhënies se kontratës: 22.12.2022. Data e nënshkrimit te kontratës: 16.01.2023”.
Siç tregohet në njoftim për këtë tender kanë qenë në garë dy kompani. Derisa fituese është shpallur “Global Parajsa”.
“Numri i tenderëve te pranuar: 2. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1. Emri zyrtar: N.T.P. ‘ GLOBAL PARAJSA ‘Vlera e përgjithshme e kontratës për njësi 13.94 euro”.
Ministria ka treguar edhe në detaje se çfarë do të jenë produktet që do të konsumohen nga zyrtarët shtetërorë.
“Kafe –makiato e madhe. Kafe –makiato e vogël. Kafe – kapochino. Kafe –nes kafe. Kafe – ekspreso. Qumësht me çokollad (bambi). Çaj-filter (të gjitha llojet-kamomil, hibiskues, menta qaj i zi, limoni, fruta mali). Lëng frutash paketim qelqi 250 ml (pjeshke, mollë, portokall, dredhëz, ananas, vishnje, xhus etj… Pije në kënaqe 330 ml (coca cola, fanta, sprite, biter limon, tonik, shfeps, çaj i ftoftë). Ujë natyral ne paketim qelqi 0,25 litra. Ujë gazuar në paketim qelqi 0,25 litra. Ujë natyral 0,5 litra”.
Po ashtu, nuk do të mungojnë edhe ushqimet me lloje të ndryshme. Gjithashtu, pjesë e menysë janë edhe ëmbëlsirat.
“File pule 200 gr me garnitur (pomfrit, oriz dhe perime të fërgura). Supë-(viçi 300 gr). Supe-(pule 300 gr). Supe-(perime 300 gr). Sallat(shope,200 gr). Sallat (tuna, 200 gr). Omlet (me përshut, 300 gr). Omlet (me pulë, 300 gr). Omlet (me perime, 300 gr). Omlet (me suxhuk, 300 gr). Sandivich 150 gr (Pershut). Sandivich 150 gr (pule). Sandivich 150 gr (tuna). Sandivich 150 gr (suxhuk). Llokuma porcion 5 copa. Makarona shpageta (baloneze, sos, kepurdha, domatesh 300 gram. Pica te ndryshme (Përshut, tuna, shtepiake, vegjetariane, margarita 19 cm. Pica të ndryshme (Përshut, tuna, shtëpiake, vegjetariane, margarita 29 cm. Ëmbëlsira ditore. Trileqe”, thuhet në njoftim, përcjell Demokracia.com.
Zyrtarët shtetërorë do të kenë rastin të provojnë edhe kokteje të ndryshme.
“Koktej me përmbajtje . Kikirikë çipsa, shkopinj të njelmët, sallam, proshutë, rriska buke me proshutë ,sallat te patateve etj. Çipsa, shkopinj te njelmët, sallam, proshutë, rriska buke me proshutë, sallat te patateve ,fli, mantija, qofte te sarkës, kërpudha te fërguara, sallat ruse, djathëra te ndryshëm, veze te zira ,ujë, pije freskuese te gazuara, lëngje”.