Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vendosur t’i shpenzojë 9 mijë euro për furnizim me kapsula për aparate të kafes. Më këtë shumë të parave do të blihen 900 pako me kapsula.
Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, tash e tutje nuk do ta kenë gajle çështjen e kafes.
Në këtë institucion që drejtohet nga Xhelal Sveçla janë blerë hiç më pak se 900 pako me kapsula për aparate të kafes.
“Furnizimi me kapsula për aparate te kafes. Data e hapjes se tenderëve: 21.06.2023. Data e publikimit te Njoftimit te dhënies se kontratës: 26.07.2023. Data e nënshkrimit te kontratës: 03.08.2023. Numri i tenderëve te pranuar: 3. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1. Emri zyrtar i kompanisë fituese ‘Proaktiv one’. Vlera e përgjithshme e kontratës 8,892.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Në dosjen e tenderit është treguar se do të blihen dy lloje të kapsulave, me pako prej 450 copë secila.
“Kaspulat Klasiko ose ekuivalente 18 copa një pako, pako 450. Kaspulat inteso ose ekuivalente 18 copa një pako, pako 450”.
Tutje në dosjen e tenderit është publikuar edhe një sqarim, ku ministria e ka dhënë pas një pyetje që i është parashtruar nga kompania.
Në këtë përgjigje, Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar se i posedon 7 aparate të ndryshme të kafesë.
“Pyetja: te nderuar lidhur me procedurën e prokurimit: “Furnizimi me kapsula për aparate te kafes” kemi kërkesë për sqarim te tenderit. Lidhur me tenderin e lartë cekur na duhet te informohemi se çfarë është lloji i aparatit dhe madhësia e kapsulës qe ju duhet. Po ashtu ne si kompani e kemi te mundur qe ti sjellim aparatet tona për shfrytëzim tuajin ne kohëzgjatje te kontratës te cilat vijnë bashke me çmim te shitjes se kapsulave. Përgjigjja: ne posedojmë aparate te kafes (x7 aparat qe punon me kapsula iperespresso ose ekuivalente, ndërsa kapsulat te cilat i përdorim inteso dhe klasiko oso ekuivalente”. /Demokracia.com/