GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

DOKUMENT| Qeveria mban mbledhje të mërkurën, në rend dite edhe marrëveshja për lëvizje të lirë me vendet e Ballkanit

03/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Në mungesë të kuorumit, nuk vazhdojnë masat emergjente për energjinë elektrike
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të mërkurën më 8 shkurt 2023, në të cilën pritet të diskutohen dhjetë pika të rendit të ditës.

Në dokumentin e siguruar nga Demokracia.com shihet se në mbledhjen e Qeverisë do të bëhet shqyrtimi i tri Projektligjeve, të cilat rrjedhin nga marrëveshjet në Procesin e Berlinit.  Tri marrëveshjet e nënshkruar më 3 nëntor në kuadër të procesit të Berlinit do të shqyrtohen këtë të mërkurë në mbledhjen e Qeverisë. Në mesin e tyre edhe lëvizja vetëm me letërnjoftime me Bosnje dhe Hercegovinën.

Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor, marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Evropën Qendrore ishin tri marrëveshjet e arritura në Procesin e Berlinit.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime  në Ballkanin Perëndimor (MPB). Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (MAShTI). Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve të  Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor (MAShTI)”, thuhet në rendin e ditës të siguruar nga Demokracia.com.

Po ashtu në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe kërkesa e ministrisë së Shëndetësisë  për pagesën e specializantëve me vetëfinancim nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2023. Po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i kërkesës për pagesën e specializantëve nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Qeveria do të shqyrtojë edhe kërkesën nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për shpronësimi të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projekteve nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

Më tej do të shqyrtohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Transferim të Personave të Dënuar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kroacisë. Nismë kjo që do të prezantohet nga Ministria e Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë do të prezantojë edhe shqyrtimin e Nismës për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kroacisë.

Tags: mbledhjeProcesi i BerlinitQEVERIA E KOSOVES
ShareTweetShare
Previous Post

Xhevdet Pozhari angazhohet në kabinetin e Arben Vitisë si “eskpert i jashtëm”

Next Post

Abdixhiku vizitoi çiftin që mbahet nga sektori publik, Murati kalkulon ndihmat e qeverisë – i del një shifër e lartë

Next Post
Abdixhiku vizitoi çiftin që mbahet nga sektori publik, Murati kalkulon ndihmat e qeverisë – i del një shifër e lartë

Abdixhiku vizitoi çiftin që mbahet nga sektori publik, Murati kalkulon ndihmat e qeverisë – i del një shifër e lartë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.