Vendimi i Bordit të RTK-së për shkarkimin e Ngadhnjim Kastratit, nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të televizionit publik, është në kundërshtim me Ligjin e Punës. Kështu ka vlerësuar Inspektorati i Punës.
Indeksonline ka siguruar këtë raport derisa bëhet e ditur se Bordi i RTK-së në rastin e konkret nuk ka zhvilluar procedurën për ndërprerjen e kontratës së punës.
Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, me vendimin e datës 19.01.2021. për shkarkimin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK- së Z. Ngadhnjim Kastrati, ka vepruar në kundërshtim me Nenin 11, dhe Nenin 71, të Ligjit të Punës Nr-03/L-212 si dhe Nenin 8 të Kontratës së Punës me nr prot. 1727”, thuhet në raportin zyrtar i IP-së.
Kujtojmë që Kastrati është shkarkuar në një mbledhje të mbajtur më 19 janar.