Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë prej 6 milionë dollarësh me një kompani amerikane lobimi, të zotëruar nga figura të afërta me ish-presidentin Donald Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dyvjeçare.
Sipas kontratës, kompania do të ofrojë shërbimet e mëposhtme në favor të Partisë Demokratike:
1.Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në administratën dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara, për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
2.Mbështetje për promovimin e demokracisë, luftën kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
3.Përdorimi i përvojës në marrëdhënie qeveritare, advokim politik, mbështetje ligjore dhe angazhimin e palëve të interesuara, në përputhje me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe./ Gazeta Papirus/