Detaje të panjohura për dëshirat e tij të fundit, marrëdhëniet e tyre personale dhe mënyrën se si Papa i përjetoi ditët e tij të fundit u zbuluan nga profesor Sergio Alfieri, drejtor i onkologjisë kirurgjikale në spitalin Gemelli në Romë dhe kirurg personal i Françeskut. Alfieri e pa Papën për herë të fundit të Shtunën e Madhe, pak orë para se të ndërronte jetë. Ai ishte mirë, më tha vetë.
“I solla tortën e tij të preferuar dhe biseduam”, tha ai.
Pavarësisht rekomandimeve për një shërim 60-ditor, Papa ishte kthyer në punë. Doktori u shpreh se Papa donte të përfundonte gjithçka që kishte në mendje teksa theksoi se dukej sikur ai e kishte kuptuar se fundi po afrohej. Dhjetë ditë më parë ai kishte kërkuar të takonte të gjithë ata që ishin kujdesur për të në Tzemeli.
“I thashë se duhet ta bëjmë pas Pashkëve”. Përgjigja e tij ishte: ‘E mërkurë’, kujton Alfieri , duke shtuar: “Kisha ndjenjën e qartë se ai donte të përfundonte një sërë gjërash para se të vdiste.
Në agim të së hënës së Pashkëve, Papa përjetoi një përkeqësim serioz. Asistenti i tij personal i telefonoi Alfierit. Doktori theksoi se ai shkoi menjëherë dhe e gjeti në gjendje kome.
“Shkova menjëherë në Santa Marta. E gjeta me sy hapur, por në gjendje kome, nuk reagonte ndaj stimujve. Nuk kishte asgjë për të bërë. Tashmë ishte në fund .” Sipas tij dërgimi i tij në spital konsiderohej i rrezikshëm dhe i panevojshëm.
“Ai gjithmonë thoshte se donte të vdiste në shtëpi”. Dhe kështu ndodhi” theksoi ai. Papa pak minuta më vonë erdhi në vete dhe Alfieri qëndroi pranë tij së bashku me stafin mjekësor dhe personal, ndërsa kardinali Parolin i ftoi të gjithë të luten së bashku dhe ata recituan rruzaren.
Alfieri kujton takimin e parë me Papën në vitin 2018. Në vitin 2021, kur përjetoi simptoma të rënda të sëmundjes, ai personalisht e zgjodhi atë për operacion. Operacioni u organizua fshehurazi. Papa kërkoi të mbërrinte në Gemeli pa e ditur askush.
Papa kishte kërkuar gjithashtu ndihmën e Alfierit për të shpëtuar spitalin katolik “Fatebenefratelli” , i cili pothuajse ishte shitur. Me ndërhyrjen e tij u siguruan fondet e nevojshme, me kontributin e biznesit dhe iu kthyen kardinalit Francis Tso./Gazeta Papirus/