Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi nuk do të të lejojë kurrë që Bosnja dhe Hercegovina ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ne respektojmë dhe bashkëpunojmë me Beogradin dhe pikëpamjet e Beogradit për Kosovën, janë pikëpamjet tona dhe ne e ndjekim gjithmonë atë”, u tha Dodik gazetarëve në Banja Llukë, shkruan N1.
Dodik tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ka probleme të mëdha për të dëshmuar legjitimitetin e tij dhe se ai është ende në institucione të përkohshme që nuk janë ligjore dhe as të njohura ndërkombëtarisht”.
Ndër të tjera, Dodik theksoi se shqiptarët nga Kosova janë separatistë në kuptimin e vërtetë të fjalës, të cilët po tentojnë të kapin një pjesë legjitime të vendit dhe nuk po sillen në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.