Presidenti i klubit të Monzas dhe ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, u ka bërë disa premtime lojtarëve të klubit të tij që tërhoqën vëmendjen e publikut vendas.
Përkatësisht, në fjalimin e tij për Krishtlindje, ai u premtoi lojtarëve të tij “një autobus plot prostituta” nëse fitojnë kundër Milanit dhe Juventusit.
Berlosconi bleu Monzën në vitin 2018 dhe e çoi në Serie A për herë të parë në historinë e tyre.
Nëse ata arrijnë rezultate të shkëlqyera, Berlusconi tha se një autobus plot me prostituta do t’i presë lojtarët tashmë në dhomën e zhveshjes.
Silvio e tha mbrëmjen e së enjtes dhe mediat italiane e cilësuan si një nga deklaratat më të çuditshme të ish-kreut të shtetit.