Kyeministri i Kosovës Albin Kurti ka arsyetuar largimin e Ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi duke thënë se ky i fundit do të këtë bashkëpunim me ministrinë ‘online’ dhe nuk do ta ndërpresë punën, Albin Kurti tha se ministri i ri e ka siguruar atë se i ka ndarë punët në MSH.
Nuk ka person që nuk është online dhe i koordinon punët. Pas një karriere në SHBA, një çik si shpejt është dashur të përgatitet të vijë në Kosovë dhe direkt në pandemi. Nuk mund të them se është për qëllime personale sa për institucionin që ka punuar atje. Ka numër të pafundëm të studentëve që kanë doktoruar e magjistruar te ai. Ai mua më ka siguruar që duke i ndarë punët dhe duke qenë “online” nuk do ta cenojë bashkërendimin në MSH”, tha Kurti.
Kujtojmë, që ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi deri më tre janar do të qëndrojë në Amerikë pranë familjes për festat e fundvitit