Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të VV-së, Dimal Basha, ku ky i fundit tha se Lushtaku bën Bismilah nëpër tendera, shkruan Insajderi.
Lushtaku në emsionin “Prime Time” në Kanal 10, tha se nëse Basha nuk kërkon falje publikisht do ta padisë për shpifje.
“Për gënjeshtrën që e ka ba, së pari të kërkoj falje publike, Nëse nuk kërkon falje unë do ta padisë”, tha ai.
Ai tha se është krenar që është musliman.
“Asniher nuk kam pas post për me nënshkrujtë tendera dhe nuk ka pasë mundësi me ndodh ajo. Nëse nuk kërkon falje, i kam thanë që do ta padisë për shpifje. Çështja e besimit është çështje personale e imja. Jam krenar që jam musliman”, tha Lushtaku.
Deputeti i PDK-së tha se nuk pret diçka të madhe nga Basha pasi që ai vazhdimisht ka fyer ata që besojnë në Zot.
“Nuk pres diçka të madhe nga zotri Basha, pasi ai ka fy vazhdimisht edhe pjesën e besimit në Zot, që është për keqardhje, e ka karahasu me gjygym, fatkeqsisht. Dhe natyrisht kjo është ndërgjegjja e tij, ka drejtë me besu edhe në gjygym. Por në pjesën e fyerjes që munohet të iu bëjë qytetarëve të besimit në Zot, sigurisht që është për keqardhje”, shtoi Lushtaku.