Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk pranoi të ishte bashkërisht në studio të “Kanal 10” me deputetin dhe juristin e PDK-së, Përparim Grudën, për të diskutuar “dy anët e bllokadës” në Kuvend të Kosovës, ani pse njoftimi i dhënë paraprakisht nga media ishte dhënë ashtu.
Moderatori Kushtrim Sadiku, njoftoi se në sfond të studios ishte Përparim Gruda, dhe e ftoi për një shtrëngim duarsh në fund të paraqitjes së Haxhiut, ndërsa e pyeti këtë të fundit a mundet.
Haxhiu: Nuk kam problem me ia zgjat dorën.
(I zgjasin dorën njëri tjetrit)
Gruda: Për shikues më mirë do të ishte të ishim bashkë (në studio), që t’i përballim argumentet
Haxhiu: Sigurisht, patjetër, ne këtu jemi.
