Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” në kryeqytet u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të kenë kujdes në trajtimin e mbeturinave, pasi shumë shpesh kontejnerët po digjen në këtë rajon.
Përmes një postimi në Facebook, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” shprehet se dëmtimi ose djegia e kontejnerëve në sezonin e dimrit, jo vetëm që dëmton asetet publike, por po ashtu ndotë ambientin dhe ajrin.
Dukuria e djegies së kontejnerëve nuk ka të ndalur në kryeqytet dhe gjitha njësitë operative ku Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A, kryen grumbullimin dhe largimin e mbeturinave. Dëmtimi i kontejnerëve dhe sidomos djegia e tyre në sezonin e dimrit, jo vetëm që dëmton asetet publike, por edhe ndotë ambientin dhe ajrin në të cilin ne jetojmë”, thuhet në njoftim.