Një punonjës i zjarrfikëses është ndjerë keq gjatë betejës me flakët në fabrikën e peshkut në Lezhë e cila po digjet që prej orës 6 të mëngjesit të sotëm.Zjarrfikësi për disa momente e ka lëshuar veten duke u ulur në tokë. Më pas është dërguar në spital nga kolegët për të marrë ndihmë mjekësore.
Situata në fabrikë ka qenë shumë e vështirë për shkak të flakëve të mëdha dhe të shtëllungave të tymit që kanë pushtuar fabrikën dhe zonën përreth.
Zjarri ende nuk është shuar, ndërsa flakët vazhdojnë të përpijnë çdo minutë e më shumë fabrikën. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në fabrikë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve. Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.