Policia e Kosovës ka njoftuar që një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte sulmuar nga i biri i tij, në Prishtinë. E më pas gjatë intervistimit të dyshuarit nga policia, ai kishte deklaruar që babai i tij vuan nga sëmundjet mendore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, ku sipas tij është sulmuar fizikisht nga i biri i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe sipas tij babai i tij vuan nga sëmundjet mendore. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, bënë të ditur polica.