Një djalë nga fshati Sferkë e Klinës ka informuar në polici se babai i tij është zhdukur që nga data 15 dhjetor, ora 09:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë, babai i tij viktima mashkull kosovar (me probleme psikike), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.”, ka informuar policia.
Ndërkohë, rasti është duke u hetuar.