Thuajse secilën ditë, apo javë të rinjtë e Kosovës zgjedhin që të largohen nga vendi i tyre.
Se cila është arsyja e kësaj ikje masive nga të rinjtë kosovar, është problemi i të ardhurave, puna apo edhe studimi, shkruan Gazeta Papirus.
Së fundmi edhe një qytetar i ri vendosi që të lë Kosovën për të vazhduar një jetë më të mirë jashtë vendit të tij të lindjes.
Bëhet fjalë për djalin e veteranit të UÇK-së, Fitim Rrustemi i cili sot morri rrugën për gurbet.
Njoftimin për largimin e Fitimit nga vendlindja e bëri vëllau i tij përmes një postimi në Facebook.
Fitimi kishte aplikuar për punë në polici dhe ushtarë, por nuk ka arritur që të pranohet në Policinë e Kosovës, njëkohësisht edhe në FSK.
Vëllau i tij fajëson Qeveritë e Kosovës, ku shpreh mllefin për mospranimin në punë të Fitimit./GazetaPapirus