Djali i LeBron James, Bronny James është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi arrest kardiak gjatë stërvitjeve.
Sipas raportimeve nga TMZ Sports, James ka pësuar arrest kardiak gjatë ushtrimeve, ndërsa është nevojitur ndërhyrja e mjekëve të urgjencës për ta shpëtuar.
Bronny ishte pa ndjenja kur ishte dërguar në spital, por gjendja e tij është përmirësuar me kalimin e kohës.
I biri i James është njëri nga talentët e rijnë në Amerikë që pritet të “shpërthejnë” në NBA. Bronny ka një mesatare prej 14 pikëve, 5 kërcimeve e 3 asistime në Sierra Canyon gjatë sezonit të tij të parë.