Kirurgu Wal Baraliu, djali i ish-kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mazllum Baraliu, është shprehur i nervozuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Baraliu ka komentuar së fundi në një prej postimeve të MPJD-së, ku janë publikuar pamje me investitorët gjermanë që qëndruan sot në Kosovë, raporton Demokracia.com.
I biri i ish-kandidatit për deputet nga LVV-ja, ka thënë se Gërvalla nuk ka dhënë kontribut për sjelljen e afaristëve në Kosovë dhe se “kontributi” i saj i vetëm është vizita private në Konsullatën e Hamburgut.
“I vetmi “kontribut” qe ka ba znj. Gërvalla për Kosovën ne Gjermani edhe për Gjermaninë në Kosovë është vizita private ne Konsullaten e Hamburgut. Bash kurfar kontributi nuk ka ba kjo për sjelljen e ketyre afaristeve gjerman në Kosovë. Kështuqe marrja e meritave edhe buja mediatike qe po beni ju me keso postimi, pa i falenderu sepaku kontribuesit edhe organizatorët e vertete te kesaj ngjarjeje, është mëse e turpshme dhe hipokrite. Kjo vizitë edhe këto kontakte me Gjermaninë jane rezultat i punes se palodhshme dhe shume profesionale te Konzullates se Republikës se Kosovës ne Shtutgart perkatësisht të ish- Konzullit te Pergjithshëm Z. Imer Lladrovci qe i ka vendose bazat e ketij bashkepunimi, dhe të Konzullit aktual Z.Besnik Miftaraj i cili po e vazhdon kete bashkepunim”, thuhet në komentin e tij.
Ai tutje ka shtuar se Gërvalla, “rastësisht” është Ministre dhe për këtë, i ka takuar që të dalë e t’i presë afaristët që vizituan Kosovën, raporton Demokracia.com.
Baraliu i ka bërë thirrje MPJD-së që t’i ndalojë postimet e tilla të cilat i cilësoi “të gërditshme”, duke shtuar se personat e pamerituar po paraqiten si shpëtimtarë të kombit.
“Sa për znj. Gërvalla e cila rastesisht eshte Ministre e Jashtme edhe i ka taku ne baze te Protokolit shtetnor me i pritë , keta Afariste skishin ardhe as afer Kosoves hiq po kishin shku ne plot vende tjera ku fuqia puntore e mundesite e biznesit jane shume me te volitshme. Duhet te bahet kulture shtetnore me jau njohte meritat atyne qe punojne e angazhohen me te vertete per te miren e Kosoves e me i ndale keto postime pompoze e te gerditshme ku personat e institucionet e pamerituara dalin ne pah e paraqiten si shpetimtarë të kombit”, tha ai.
Baraliu, i cili punon në Gjerman si kirurg, është djali i Mazllum Baraliut. Ky i fundit, në vitin 2014 kishte garuar në zgjedhjet parlamentare me Lëvizjen Vetëvendosje.
Aktualisht, ai nuk është i anëtarësuar në këtë subjekt politik, derisa Baraliu bën paraqitje shpesh si analist i zhvillimeve në vend.Demokracia.