Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçit, ka postuar një insta-storie të babait të tij ku shihet i fotografuar me disa presidentë amerikanë.
Janë pesë fotografi të Thaçi me presidentin, Clinton, Bush, Obama, Trump si dhe Biden gjatë kohës sa i fundit ishte zëvendës president.
”Ja ku ishim, e ku jemi tani”, ka shkruar Endrit Thaçi.
Në këtë mënyrë ai u inkuadrua në debatin për raportet e SHBA-ve dhe Kosovës, të cilat opozita në Kosovë i cilëson si të rrezikuara.
SHBA-ja e përjashtoi Kosovën nga “Defender Europe 2023”, duke paralajmëruar masa tjera nga Kosova. Kjo pasi, thonë se Qeveria Kurti po ndërmerrë aksione të pakoordinuara në Veri.
Po ashtu, SHBA edhe ka paralajmëruar se do të ndalojë së lobuari te shtetet mosnjohëse.