Duke filluar nga dita e sotme Mërkuri, do të zmbrapset përkohësisht duke sjellë një erë ndryshimesh te të gjitha shenjat. Nëse menduat se ky muaj do të ishte gjithë shend e verë gaboheni, pasi keni akoma rrugë përpara.
Dashi: Duket e çuditshme, por Dashi është pikërisht një prej atyre shenjave që duhet të mbledhë veten dhe të kthehet me këmbë në tokë, pasi po e tepron më shumë se ç’duhet.
Demi: Mos lejoni të tjerët të përfitojnë nga mirësia juaj, por nxirrni kthetrat dhe tregojuni se nuk mund t’ju nëpërkëmbin. Është momenti të luftoni për atë që ju përket.
Binjakët: Binjakët janë gjithmonë të pavendosur dhe dyshues, kjo është edhe arsyeja kryesore përse u shmangen debateve dhe përfshihen në marrëdhënie toksike. Por kjo situatë nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Duhet të përballeni me veten, por edhe të tjerët.
Gaforrja: Mërkuri i zmbrapsur u këshillon të gjitha Gaforreve të tregohen më të kujdesshme dhe të mos bëjnë premtime që nuk i mbajnë dot. Do të keni kohë për të treguar veten, për momentin shtrini këmbët sa keni jorganin.
Luani: Luani do të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, por ky nuk është momentin për ekzibicionizëm. Sa më pak të flisni, aq më mirë do të jetë për ju.
Virgjëresha: Shmangni me patjetër çdo njeri apo situatë që i vë kufi lirisë suaj. Keni nevojë të kaloni kohë të vyer me njerëz pozitivë dhe të mos lodhni mendje me hallet e të tjerëve.
Peshorja: Peshoret duhet të ngadalësojnë hapin dhe të bëjë ndonjë kompromis nëse nuk duan që të mbesin vetëm.
Akrepi: Mërkuri u tërheq vëmendjen gjithë egoistëve të lindur në këtë shenjë, të cilët mendojnë se janë mbi të gjithë.
Shigjetari: Ky është momenti juaj, ndaj shijojeni pa u penduar më vonë.
Bricjapi: Jeni gjithmonë në kërkim të mundësive të reja për t’u rritur profesionalisht, për të bërë shumë para dhe shijuar suksesin, por a jeni të kënaqur me atë çfarë keni arritur? Ndoshta duhet të ‘’investoni’’ në fushën e ndjenjave, po aq sa investoni për të bërë më shumë para.
Ujori: Keni nevojë të mësoni të pranoni veten ashtu siç jeni, pa u imponuar te të tjerët.
Peshqit: Më në fund do t’i jepni fund një marrëdhënieje toksike dhe të gënjeshtërt