GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Ditë e mirë për demokracinë: Gjykatat ndalin dy përpjekje arbitrare të Qeverisë Kurti

03/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Gjykata Kushtetuese rrëzon Ligjin për Zyrtarët Publikë
Share on FacebookShare on Twitter

Dita e enjte mund të konsiderohet si ditë e mirë për demokracinë në Kosovë.

Kjo pasi brenda pak orëve u publikuan dy vendime të gjykatave, të cilat kanë ndalur dy veprime arbitrare të Qeverisë Kurti. Vendimeve të Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Kushtetuese i janë gëzuar shumë gazetarë, punonjës në sektorin publik dhe politikanë.

Përmes këtyre vendimeve, Gjykata Komerciale ndali mbylljen e televizionit Klan Kosoa, kurse Gjykata Kushtetuese rrezoi shantazhin ndaj administratës publike, duke i vlerësuar si anti-kushtetuese disa nene të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Në orët e paradites, Gjykata Komerciale bëri publik vendimin për aprovimin e ankesën e televizionit Klan Kosova për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve për pezullimin e certifikatës së biznesit nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”, thuhen në piken dy të vendimit.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata ka konstatuar se pala paditëse ka bërë përmirësimet e nevojshme. Në këtë mënyrë ka mohuar pretendimet e Qeverisë se televizioni nuk ka bërë ndryshimet e kërkuara.

“Gjykata gjatë shqyrtimit të shkresave të lëndës gjeti se paditësi ka bërë përmirësimet e nevojshme në shoqërinë tregtare të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ashtu që sipas Certifikatës së Regjistrimit nr. ser. 10076953 dhe informatat e biznesit të lëshuara me datë 21.06.2023, “Klan Kosova” Sh.p.k. është shoqëri tregtare e regjistruar në Kosovë me datë 26.11.2008, me numër unik identifikues 810795297 me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë, në pronësi të KGO Media Investments Holding me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë dhe person të autorizuar B.I. me adresë rr. “…” nr…., Pejë, Kosova.”, thuhet në vendim.

Vendimi i gjykatës është mirëpritur nga gazetarët dhe shoqëria civile.

Juristja e medias, Flutura Kusari, e ka cilësuar si fitore të parë vendimin e Gjykatës Komerciale.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka renditur argumentet që e kanë shtyrë gjykatën për të marrë këtë vendim.

“1. Vendimi e lë pa regjistrim juridik Klan Kosova dhe rrjedhimisht nuk mund të ushtrojë veprimtari ekonomike. 2. Vendimi do të rezultonte në marrjen e licensës nga ana e KPM-së. 3. Do të ndërprehej marrëdhënia e punës e 220 punëtorëve. Por, aspektet më të rëndësishme që gjykata i ka thënë janë të njëjta me ato i kemi thënë që dy muaj që a) Klan Kosova i ka bërë përmirësimet e duhura teknike në regjistrimin e biznesit në Maqedoni dhe b) vendimi ka pasoja për lirinë e mediave.” – ka shkruar ajo.

Kushtetuesja rrëzon disa nene të ligjit për Zyrtarët Publikë
Pak orë pas vendimit të Gjykatës Komerciale, edhe Gjykata Kushtetuese e ka bërë publik vendimin për Ligjin për Zyrtarët Publikë, i cili ishte kontestuar nga opozita.

Përmes një njoftimi për media, Kushtetuesja ka bërë me dije se ka pranuar kërkesat e partive opozitare në lidhje më këtë ligj duke përmendur nenet jokushtetuese.

Kushtetuesja ka bërë me dije se ligji mund të dekretohet nga presidentja pas ndryshimit të këtyre neneve.

Gjykata Kushtetuese / Gjykata Kushtetuese rrëzon disa nene të Ligjit për Zyrtarët Publikë
Partitë opozitare kanë mirëpritur këtë ligj, duke thënë se Kushtetuesja ka ndalur përpjekjen e pushtetit për t`i shantazhuar punonjësit e sektorit publik.

Avokati i Grupit Parlamentar të PDK-së, Faton Fetahu, ka treguar se cilat përpjekje të pushtetit i ndali Kushtetuesja.

“Konkretisht, u rrëzuan përpjekjet e pushtetit: Për të vënë kontroll mbi administratën shtetërore duke centralizuar vendimmarrjen vetëm në duar të Ministrisë së Punëve të Brendshme; Për të përligjur kriterin e ‘përshtatmërisë’ (moral-politike) për t’u punësuar në administratën shtetërore; Për të privuar zyrtarët publikë nga e drejta e garantuar kushtetuese për ankesë në rast të ri-sistemimit; Për të larguar masivisht nga shërbimi publik zyrtarët të cilët nuk rizgjedhen në pozitat e ulta dhe të mesme drejtuese; Për të krijuar ‘listën e pritjes’ me zyrtarët e përgjegjshëm e patriot të cilët zbatojnë ligjin dhe nuk i nënshtohen e servilosen pushtetit; Për të krijuar ‘bazën ligjore’, për të bërë largime masive nga administrata shtetërore të zyrtarëve të ‘papërshtatshëm’ të këtij pushteti, të cilëve pas 9 muajve në ‘listën e pritjes’, do t’ju ndërpritej marrëdhënia e punës; Për t’i hapur derën partizimit e politizimit të administratës shtetërore, me militant partiak e politik, e me familjarë pushtetarësh”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se sot pushteti mori karton të kuq nga Gjykata Kushtetuese.

“Lufta e pushtetit për pushtet pa kufi sot e mori edhe një karton të kuq nga Gjykata Kushtetuese. Sot, fitoi ligjshmëria, fitoi kushtetutshmëria. Humbi mundësia e kapjes së radhës, humbi beteja kundër zyrtarëve publikë. Humbi mendësia shkatërruese – antikushtetuese. Gjykata e rrëzoi Ligjin për Zyrtarët Publikë: Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur njëzëri që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk është në përputhshmëri me dy paragrafin 1 të nenit 3, Barazia para Ligjit, të Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Gashi.

Ku vendim i Kushtetueses konfirmon se gjatë qeverive Kurti I dhe Kurti II Kushtetuta e Kosovës është shkelur shtatë herë.

Në pritje të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese janë edhe disa ligje tjera që janë dërguar nga partitë opozitare. Ligji për Byron për konfiskimiin e pasurisë, Ligji për pagat, Ligji për çmimet tavan dhe Ligji për Pagën minimale janë në proces të shqyrtimin nga Kushtetuesja.

Tags: kosoveskushtetutaLIGJETNENETQeveria
ShareTweetShare
Previous Post

Nenet që Kushtetuesja ia rrëzoi Ligjit për Zyrtarë Publik: Kuvendi i Kosovës duhet t’i ndryshojë brenda 6 muajve

Next Post

“Çmendet” turistja në Ksamil, heq bikinet në plazhin plot me njerëz

Next Post
“Çmendet” turistja në Ksamil, heq bikinet në plazhin plot me njerëz

“Çmendet” turistja në Ksamil, heq bikinet në plazhin plot me njerëz

Lajmet e fundit

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.