Në mungesë të edukimit të hershëm për shëndetin, pacientët në Kosovë po arrijnë në spitale vetëm kur gjendja shëndetësore e tyre po përkeqësohet.
Andaj, po konsiderohet urgjente përfshirja e edukimit të hershëm për shëndetin edhe nëpër shkolla, transmeton Gazeta Papirus.
Kështu u tha në Ditën Evropiane të të Drejtave të Pacientëve, gjatë një tryeze me temën “Edukimi shëndetësor në shkolla si pjesë e kujdesit të integruar shëndetësor”, e organizuar nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK).
Drejtori i programeve në PRAK, Besim Kodra tha se sistemi shëndetësor në Kosovë është i mbingarkuar për shkak të mungesës së parandalimit.
Sistemi shëndetësor, sipas tij, nuk mund ta mbajë gjithë barrën e mirëqenies sociale./