Përfaqësuesja e Kosovës do të rikthehet sot në fushën e gjelbër, raporton FrontOnline.
Djelmoshat e Alain Giresse do ta zhvillojnë sonte një ndeshje miqësore.
“Dardanët” do të përballen me Armeninë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.
Për këtë sfidë, Giresse ka lënë emrat kyç të përfaqësueses, derisa ka ftuar emra të rinjë.
Poashtu, Ilir Krasniqi, Lindon Emërllahu, Ermal Krasniqi dhe Lumbardh Dellova janë emrat e ftuar nga kampionati vendor.
Ndryshe, pas kësaj ndeshje, Kosova do ta luajë edhe një tjetër miqësore – ndaj Ishujve Faroe më 19 nëntor.