Ballkani është me një këmbë tashmë më fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, por sot do t’i luajë edhe 90 minutat finale ndaj skuadrës nga Bjellorusia, BATE Borisov.
Kampioni i Kosovës mori një fitore të thellë një javë më parë në “Fadil Vokrri” duke triumfuar me rezultat 4-1, andaj shihet si favorit absolut për të vazhduar tutje.
Përkundër avantazhit të thellë, trajneri Ilir Daja ka thënë se pret përkushtim të madh të lojtarëve edhe në ndeshjen e dytë në mënyrë që gjithçka të shkojë ashtu siç është planifikuar.
Ky ballafaqim do të zhvillohet nga ora 20:00 dhe do të zhvillohet në Hungari, për shkak se Bjellorusia e ka të ndaluar t’i zhvillojë ndeshjet në tokën e saj për shkak se i dha përkrahje invazionit rus në Ukrainë.
/GazetaPapirusSport/