Distria Krasniqi e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën në Grand Slamin e Tbilisit.
Xhudistja kosovare dhe kampionia olimpike triumfoi në raundin e dytë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në Golden Score me një waza-ari.
Në raundin e parë, Krasniqi kishte kaluar pa luftë.
Në çerekfinale ajo do ta presë xhudisten holandeze, Naomi Van Krevel.
Kujtojmë se Kosova në këtë Grand Slam është duke garuar vetëm me Distria Krasniqin.