Është publikuar një video ku shihen disa persona të maskuar në veri të Kosovës.
Sipas pamjeve të publikuara nga Istraga, vërehet se këta të maskuar shtënë me armë dhe bërtasin duke thënë se janë kthyer, duke aluduar për Kosovën.
“Njerëz të maskuar të armatosur me automatikë janë filmuar sonte në veri të Kosovës. Në sfond dëgjohen të shtëna armësh, ndërsa burra të panjohur bërtasin duke thënë se ‘U kthyem. Kosova është Serbi, Krimea është Rusi’. Për Istraga është konfirmuar se të shtënat e armëve janë dëgjuar pranë vendit të regjistrimit”.