Konsumatorët zviceranë paguajnë çmime të tepruara për disa medikamente, në krahasim me homologët e tyre evropianë.
“Ne paguajmë shumë shumë për ilaçet në krahasim me jashtë vendit,” sipas Matthias Müller, zëdhënës i SantéSuisse, shoqata e kompanive të sigurimeve shëndetësore. Edhe xhenerikët janë dy herë më të shtrenjtë në Zvicër, tha ai.
Për shembull, një kuti me pantoprazol (që redukton sasinë e acidit të sekretuar nga stomaku) kushton 12.95 franga në Zvicër kundrejt 2.69 euro në Gjermani. Edhe një aspirinë e thjeshtë kushton 410 për qind më shumë në Zvicër.
Çmimet e tilla të fryra të barnave nuk janë vetëm një barrë e padrejtë për konsumatorët zviceranë, por ato gjithashtu çojnë në rritje koston e primeve të sigurimit shëndetësor, vuri në dukje Müller.
Ky është një problem i madh, pasi primet jo vetëm që u rritën në vitin 2023, por ato do të rriten edhe më tej vitin e ardhshëm./albinfo.ch