Në mesin e gjithë këtyre kadetëve nga mbarë bota, u thirr edhe një emër shqiptari.
Është ky Arlind Shefiku nga Kosova, që diplomoi si pjesë e Gjeneratë së vitit 2025 në Akademinë Ushtarake më prestigjioze në botë, West Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përzgjedhja e tij për të studiuar në këtë akademi të njohur u bë katër vite më parë nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, në një proces shumë konkurrues mes kandidatëve nga e gjithë bota.
Djaloshi nga Vushtrria, u betua edhe për të mbrojtur Kushtetutën e SHBA-së si oficer i Ushtrisë amerikane, shkruan Klan Kosova.
E gjithë kjo ceremoni u realizua në praninë e hiq më pak se presidentit të vendit më të fuqishëm në botë, Donald Trumpit. Ky në fjalimin 40 minutësh, iu drejtua të diplomuarve me shumë mesazhe për detyrat që i presin ata. Por edhe I përgëzoi për arritjen deri te diploma elitare ushtarake.
Pas ceremonisë që u zhvillua në fundjavë, Arlindi, sipas njoftimit nga familjarëve u kthye të hënën në Kosovë.
Në këtë akademi, deri më tani kanë diplomuar edhe pjesëtarë të tjerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.