Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka folur për arrestimin e dhunshëm të Dardan Molliqajt mbrëmë në oborrin e televizionit 7.
Basha në dpt te Fidani në T7 ka thënë se partia që Molliqaj udhëheqë do të ishtë më efektive si organiztatë joqeveritare sesa si parti politike.
Ai shtoi se ata që duan me u faktorizu në këtë vend, duhet të ju nënshtrohen zgjedhjeve ndërsa theksoi se PSD-ja e ka marrë mesazhin në zgjedhje.“
Nuk mundesh me u faktorizu në emër të një shteti diktatorial, me shku me i mëshu një polici shuplakë dhe me thënë pse po më arrestoni se unë kam të drejtë me i mëshu një polici shuplakë dhe mos me më ndodhë asgjë. Ata që duan me u faktorizu në këtë Republikë, duhet me ju nënshtru zgjedhjeve. Ne kemi OJQ, ato e kryejnë punën e tyre, kanë kritikat e tyre ne i marrim parasysh, mirëpo si subjekt politik, unë mendoj që subjekti politik ka qenë në zgjedhje dhe e ka marrë mesazhin e qytetarëve. Si OJQ kishin me qenë më efektiv, sepse si parti nuk kanë mbërri me kalu as pragun”, ka thënë Basha.