Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje është tërhequr nga fjalët e ashpra që ka përdorur për ta sulmuar nënkryetarin e Skënderajt, Sami Lushtakun.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur “bandit” Lushtakun, në një postim në Facebook të martën.
“Vota për PDK-në është veç fuqizim për Sami Lushtakun, e që Kosovës nuk i duhen më politikanë që sillen si bandita!. Kosova NUK i duron më banditat!”, ka thënë Basha.
Mirëpo, shpejt i ra pishman për fjalët e shkruara.
Ai e ka edituar shkrimin në rrjetin social Facebook dhe e ka zëvendësuar me “Vota për PDK-në është veç fuqizim për Sami Lushtakun”.
Ky reagim vjen, pas një deklarate të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se Sami Lushtaku ka tentuar të sulmojë personalisht eskortën e kryeministrit Albin Kurti të hënën.