Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga Fushë-Kosova ka lajmëruar në Policinë e Kosovës një person për shpërndarje të fotografive personale të saj tek familjarët. Kjo sipas policisë ka ndikuar që e dyshuara të tentojë për vetëvrasje.
Rasti ka ndodhur në janar të këtij vitit.
Njoftimi i Policisë:
“SHTYRJE NË VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE/ Fushë Kosovë 13.01.2022 – 17:00. Me 05.02.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar i cili jeton jashtë vendit, me të cilin kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale i njëjti kishte publikuar foto të viktimës edhe tek familjarët e viktimës, gjë që e kishte shty viktimën për tentim në veprimin e cekur. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.