Policia Rajonale e Gjilanit, përmes një komunikate për media ka njoftuar se kanë pranuar fotografi ku shihet një automjet duke tejkaluar në vijë të plotë në fshatin Velekincë të Gjilanit.
Në komunikatë thuhet se policia ka arritur të idenrifikojë kundërvajtësin dhe i ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 eurosh, 2 pikë negative dhe i ka hequr patentë shoferin për tre muaj.
Drejtoria Rajonale e Gjilanit ka bërë thirrje tek të gjitha mediat dhe qytetarët që të njoftojnë policinë për të gjitha kundërvajtjet.