Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur rreth marrëveshjes së arritur në qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Figura politike që për vite të tëra kishte qenë kundër secilës marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë duket se ka ndryshuar tashmë thuajse totalisht qëndrim, raporton Gazeta Papirus.
Ai para një konference para gazetarëve ka dhënë detaje shtesë për këtë marrëveshje.
”Në takim u konfirmua se marrëveshja është valide, se 27 shkurti i Brukselit dhe 18 marsi i Ohrit ka ndodhur, se teksti i marrëveshjes është aty i pandryshueshëm e panegociueshëm dhe që duhet të zbatohet pa vonesa dhe në përpikëri. Andaj ky zotim, ky garancion i ndërmjetësve evropianë natyrisht që është i domosdoshëm për ta mbajtur solid procesin e dialogut”, ka thënë Kurti.
“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionin e vet, andaj ne nuk kemi më arsye që ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thoshte e tha në Bruksel më 2 maj. Unë besoj që të gjithë e kanë të qartë se ekipit menaxhues i ka përfunduar puna andaj edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme”, tha ai/ Gazeta Papirus/