Ish -Kryeministri Abdullah Hoti në një postim në facebook është marrë me intervistën e Kryeministrit Kurti për gazetën “The Guardian”, ku deklarata e Sekretarit Blinken për Kosovën i ka quajtur naive.
Hoti ia ka rikujtuar kryeministrit aktual që kishte thënë se ishin pikërisht amerikanët ata që e kishin informuar për disa gjëra që s’i kishte ditur për zhvillimet në veri.
“Ushtarët amerikanë janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet. Ndërsa, pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri. Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë” ka shkruar Hoti.