Në orët e hershme të mëngjesit ka marrë flakë një shtëpi në fshatin Panorc të Malishevës ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.
Këtë e konfirmoi Sheremet Elezaj zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë
“Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima mashkull i moshës 76-vjeçare pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Elezaj
“Po ashtu njëri prej të mbijetuarve për shkak të gjendje së rënduar shëndetësore, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.
Ndërkaq, në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Zjarrvënie” dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e incidentit.