GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dick Marty harron trillimet për organe e shtëpine e verdhe : S’kam gisht në arrestimin e Thaçit

14/04/2022
në Ballina, Kosovë
Koha e leximit:2 mins read
Dick Marty harron trillimet për organe e shtëpine e verdhe : S’kam gisht në arrestimin e Thaçit
Share on FacebookShare on Twitter

sh-raportuesi zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty, ka thënë se s’ka pasur gisht në arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale. Duke komentuar deklaratën e dhënë para disa ditësh me të cilën njoftoi se është nën mbrojtje policore qe gati një vit e gjysmë për shkak të kërcënimit nga shërbimi sekret serb, Marty ka thënë se ka heshtur deri tash “për shkak të respektimit të autoriteteve”.

Në një intervistë për radion “RSI”, Marty ka kritikuar shtetin zviceran.

“Këshilli Federal më ka intervistuar dy herë; mungesa e strategjisë për ta neutralizuar kërcënimin ndaj meje është për shkak të arsyeve politike, që i konsiderojnë më të rëndësishme se sundimi i ligjit. Berna nuk dëshiron të ketë probleme politike me askënd”, ka thënë ai. “Sigurisht që ne nuk duam të shtojmë tensione në mes të Serbisë dhe Kosovës”.

Ditë më parë televizioni publik zviceran raportoi se shërbimi sekret i Zvicrës pati njoftuar në dhjetor të 2020-s Martyn se shërbimi sekret serb po synon vrasjen e tij e t’ua lë fajin kosovarëve.

Marty nuk është figurë e pëlqyer nga shqiptarët për shkak të pretendimeve të tij në raportin e Këshillit të Evropës, me të cilin akuzoheshin krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafikim organesh. Bazuar në të u ngrit edhe Gjykata Speciale që po i akuzon krerët e UÇK-së për krime lufte. Ndër ta është edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, për arrestimin e të cilit, Marty ka thënë se s’ka faj.

“Për shumë arsye mediat shqiptare nisën të më bënin cak dhe madje edhe në Parlament pati gjuhë të urrejtjes, edhe pse s’kisha të bëja asgjë me arrestimin”, ka thënë ai. “Më vonë doli që ishte një operacion i nisur nga elementë ekstremistë në shërbimin sekret serb që më pas dëshironin ta hidhnin fajin në Kosovë”.

Tags: Dick Marty
ShareTweetShare
Previous Post

Humb jetën një punëtor në Klinë, bie nga kati i tretë i një objekti

Next Post

​Familja dhe avokati Tomë Gashi: Provat e dërguara në Zvicër ishin të manipuluara e të dëmtuara

Next Post
​Familja dhe avokati Tomë Gashi: Provat e dërguara në Zvicër ishin të manipuluara e të dëmtuara

​Familja dhe avokati Tomë Gashi: Provat e dërguara në Zvicër ishin të manipuluara e të dëmtuara

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.