Aktori i njohur , Leonardo DiCaprio ka dhuruar së fundmi dhjetë milionë dollarë për Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Lajmi u bë i ditur nga Fondi Ndërkombëtar i Visegradit, një projekt që synon mbështetjen financiare për iniciativën ndërkombëtare.“Aktori, i njohur për rolin në filmin “Titanic”, Leonardo DiCaprio, ka transferuar dhjetë milionë dollarë në qeverinë ukrainase ndërsa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Me sa duket, donacioni i madh ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e luftës, si dhe përpjekjet humanitare brenda vendit”, thuhet në raport.DiCaprio cili ka rrënjë ukrainase nga gjyshja e tij,Helene ka ndënuar ashpër pushtimin e Ukrainës.Përvec aktorit dhe të famshmit e tjerë kanë ofruar ndihmën e tyre.Së fundmi, Mila Kunis dhe Ashton Kutcherzbuluan në një video të postuar në Instagram se ata synojnë të mbështesin aktivitetet humanitare dhe planifikojnë të dhurojnë tre milionë dollarë për refugjatët ukrainas./Lapsi.al