GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dibran Fylli : reagim për luften e Tahir Mehes ndaj Sherif Krasniqi, ish punëtor i Sekretariatit krahinor të punëve të brendshme

20/03/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Dibran Fylli : reagim për luften e Tahir Mehes ndaj Sherif Krasniqi, ish punëtor i Sekretariatit krahinor të punëve të brendshme
Share on FacebookShare on Twitter

Reagim ndaj intervistës së z. Sherif Krasniqi dhënë më datë 12.03.2022 në TV kanal 10
LUFTA E TAHIR E NEBIH MEHËS MË 13 MAJ 1981, DRIDHI THEMELET E JUGOSLLAVISË SË ATËHERSHME, DUKE I HAPUR RRUGË LUFTËS SË LAVDISHME TË UÇK-së
Nga Dibran Fylli, regjisor/aktor

Duke e dëgjuar intervistën e z. Sherif Krasniqi, ish punëtor i Sekretariatit krahinor të punëve të brendshme të asaj kohe, si fillim këtë ngjarje të rëndësishme historike, e cila ngjarje kishte filluar me rrethimin e hekurt të Kullës e kishte përfunduar tragjikisht me vrasjen e disa policëve të sigurimit shtetëror jugosllav dhe plagosjen e tjerëve, plagosjen e vajzës, rrënimin e kullës, luftën titanike 12 orësh të Tahir Mehës dhe në fund rënien heroike të Tahir e Nebih Mehës e quan si ngjarje dramatike, ku të gjitha që i thotë gjatë intervistës i ka të dëgjuara nga organet e sigurimit shtetëror jugosllav, pjesë e së cilës ishte edhe vet dhe kuptohet ata ndërtonin narracione sipas dëshirave të eprorëve të tyre për këtë ngjarje, derisa realiteti ishte krejt ndryshe përveç datës që kishte ndodhur lufta.

z. Krasniqi ose merret me thashetheme, ose flet ashtu siç iu ka konvenuar atëherë organeve të sigurimit shtetëror, ose si duket po i konvenon edhe këtij sot në ditët e pleqërisë së zymtë, duke plasuar para opinionit publik gënjeshtra të pa krip, gjë që është e turpshme të flitet e të thuhen gënjeshtra të tilla për Heroin Tahir Meha, i cili më 13 maj të vitit 1981, me trimërinë e guximin e tij ia dridhi themelet e Jugosllavisë së atëhershme moniste.
Për Tahir Mehën asnjëherë nuk është thënë e as shkruar së ka qenë “tregtar armësh”, por se ka qenë adhurues i flakët e përdorues i mirë e i shkathët i tyre, kjo është e vërtet, gjë që e tregoi në luftë kundër milicisë pushtuese të z. Sherif më 13 maj 1981, dhe, të thuhet një gjë e tillë për Tahirin është e pakuptimtë fare dhe gënjeshtër e kulluar, e cila gënjeshtër është sajuar nga organet e sigurimit serb të asaj kohe e tash prapë po përsëritet i njëjti skenar nga z. Krasniqi.

Informata tjetër e shtrembëruar është, kinse policin Muhamet Selmanaj e kishte qëlluar më plumb pas rrethit të bunarit në oborrin e kullës, derisa dëshmitarët Sadik Meha, kushëriri i Tahirit dhe Kadri Ferati, ish pjesëtar i kësaj ngjarje e kanë treguar realitetin së polici në fjalë është vrarë në qoshe të odës së vogël që ishte afër kullës e që ishte e ndarë nga shtëpia dhe nga vet fakti se, pusi i ujit-bunari që Tahiri furnizohej me uji ishte 200 metra larg nga kulla dhe se në oborrin e Kullës nuk kishte as bunar e as rreth bunari.
Për të pavërtetat tjera në vazhdim, rreth daljes nga shtëpia të grave e fëmijëve, këtë e kanë thënë e argumentuar vet gratë e Tahirit, Shefkija e Haka, duke rrëfyer edhe si nga tmerri që po ndodhte aty e kishin harruar Salen e vogël në djep, e cila ishte vetëm 6 muajsh, pra po flitet për dëshmitarë të drejtë për drejtë të ngjarjes që ende janë të gjalla, si dhe dy policët, Kadri Ferati e Rrahim Avdiu që ndodheshin në rrethimin e kullës atë ditë.
Për plagosjen e Nebihut dhe rënien heroike të dhe tij, në këtë emision nga z. Krasniqi jepen informata të pa vërteta, sepse Nebihu kishte marrë plagë të rënda vdekjeprurëse edhe nga tromblonat e bombat serbo-çetnike që pareshtur kishin gjuajtur në Kullën e qëndresës dhe për këtë kanë treguar edhe policët vendor, dëshmitar të ngjarjes në luftën e 13 majit 1981.

Për luftën e Tahir e Nebih Mehës, është e argumentuar së ka zgjatur nga ora 10:00 deri në orën 22:00, kur edhe bie Tahiri përjetësisht. Kjo vërtetohet nga dëshmitarët dhe nga të dhënat në dosjen e Tahirit. Nuk e kuptoj kah dhe si e imagjinon z. Sherif Krasniqi, kur e thotë së lufta ka zgjatur vetëm 15 minuta!
Për rënien heroike të Tahir Mehës flasin faktet e shumta zyrtare; skicat e vendit të rënies, veprimet dhe lufta e Tahirit deri në momentin e rënies, (diku 40 metra larg kullës) dëshmitë e dëshmitarëve të gjallë e shumë tjera, derisa narracioni i z. Krasniqi, për rënien, vendin, kohën e tjera janë shumë të pa vërteta.
Historia e kësaj ngjarje të rëndësishme historike, nuk është dashtë dhe nuk duhet të rishkruhet për hatrin e askujt e as për teket e dikujt që më apo pa qëllim dëshirojnë ta shtrembërojnë historinë e Luftës së Tahir e Nebih Mehës të 13 majit 1981 që i dridhi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.

 

https://www.youtube.com/watch?v=woRKPlZ_97c

 

Tags: Dibran FyelliNebih MehaSherif KrasniqiTahir Meha
ShareTweetShare
Previous Post

Momenti kur të rinjtë nxjerrin nga makina kuzhinierin, Indrit Çela dhe e rrahin me shufër hekuri

Next Post

Sot kujtohen dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt

Next Post
Sot kujtohen dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt

Sot kujtohen dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.