GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dialogu Kosovë-Serbi, Osmani: Për momentin po zhvillohet e ashtuquajtura “diplomacia shëtitëse”

16/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Dialogu Kosovë-Serbi, Osmani: Për momentin po zhvillohet e ashtuquajtura “diplomacia shëtitëse”
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është çështje kohe se sa shpejt do ta njohin Kosovën disa vende. Këtë koment, e para e vendit e bëri në një intervistë për “El Periodico”, gazetë kjo me bazë në Katalonjë, ku ajo ka folur edhe për shumë tema tjera.

Ajo u pyet në lidhje me mosnjohësit e pavarësisë. Ndaj kësaj pyetjeje, ajo tha se nuk duhet të futen në një grup pesë vendet e BE-së dhe Rusia e Serbia, pasi këto të fundit “kanë ide hegjemoniste dhe imperialiste”.

“Nuk do të vendosja Rusinë dhe Serbinë në të njëjtin grup me pesë vendet e BE-së. Rusia dhe Serbia nuk e njohin Kosovën sepse kanë ide hegjemoniste dhe imperialiste. Serbia dëshiron të na shohë ne, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe vende të tjera si shtete të përkohshme dhe të kthehet në vitet ’90 përmes pretendimeve të saj territoriale. Sa i përket pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, besoj se jemi në rrugën e duhur dhe do të gjendet një zgjidhje…”, u shpreh ajo.

Më poshtë, intervista e plotë:

EP: 15 vjet më parë u bë shpallja e pavarësisë. Serbia, Rusia dhe pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk e njohin Kosovën.

Osmani: Nuk do të vendosja Rusinë dhe Serbinë në të njëjtin grup me pesë vendet e BE-së. Rusia dhe Serbia nuk e njohin Kosovën sepse kanë ide hegjemoniste dhe imperialiste. Serbia dëshiron të na shohë ne, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe vende të tjera si shtete të përkohshme dhe të kthehet në vitet ’90 përmes pretendimeve të saj territoriale. Sa i përket pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, besoj se jemi në rrugën e duhur dhe do të gjendet një zgjidhje. Pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm, kështu që ne jemi këtu për të vazhduar të jemi shtet i pavarur dhe sovran, është vetëm çështje kohe se sa shpejt disa vende e zyrtarizojnë vendimin e tyre për të na njohur.

EP: Jeni pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë?

Osmani: Ne kemi sakrifikuar dhe punuar për një Kosovë të pavarur dhe sovrane dhe puna ime do të vazhdojë t’i kushtohet vetëm Kosovës së pavarur dhe sovrane. Shpallja e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës janë fillimi dhe fundi i gjithçkaje që bëj.

EP: Lufta mbaroi, por të shtënat jo. A ekziston rreziku i një përshkallëzimi të ri?

 

Osmani: Ka qenë vetëm një palë që ka shtënë në vitet e 90-ta dhe ka vetëm një palë që po gjuan tani dhe ajo është Serbia. Serbia është burimi i vetëm i destabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Serbia i shërben interesave të (presidentit rus Vladimir) Putin dhe Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor në mënyrë që ne të luftojmë kundër sistemeve të bazuara në vlera që janë Bashkimi Evropian dhe NATO. Sepse Rusia e di, dhe historikisht ky ka qenë interesi i saj, se nëse Ballkani Perëndimor destabilizohet, nuk mund të ketë një Evropë të bashkuar, të lirë dhe paqësore.

EP: A po bën presion lufta në Ukrainë në këtë rajon?

Osmani: Rusia po depërton përmes Serbisë. Që nga 24 shkurti, përpjekjet e Rusisë dhe Serbisë për të destabilizuar rajonin janë shtuar.

EP: Kosova ka një bazë të madhe ushtarake amerikane, a është Uashingtoni aleati i saj më i mirë?

Osmani: Uashingtoni është aleati më i rëndësishëm dhe strategjik i Republikës së Kosovës dhe ne besojmë se ky partneritet është thelbësor për të ruajtur paqen dhe sigurinë që kemi arritur, si dhe për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë tonë. Natyrisht, përveç Uashingtonit, ka shumë kombe, demokraci evropiane dhe joevropiane në mbarë botën që u bashkuan për të mbrojtur liritë themelore në Kosovë, kundër tiranisë dhe kundër gjenocidit. Unë besoj se suksesi i Kosovës është suksesi më i madh i politikës së jashtme të këtyre demokracive, e demokracive perëndimore dhe kështu duhet parë edhe sot. Prandaj Putini e urren, e urren suksesin e Kosovës. Pra, po, Uashingtoni është aleati ynë ekzistencial.

EP: A keni besim në Evropë?

Osmani: Nëse nuk do t’i zinim besë Evropës, nuk do të përpiqeshim kaq shumë për t’u bashkuar me vendet e tjera evropiane. Ndonjëherë mendoj se disa nga metodat që ata zgjedhin kundër Serbisë nuk janë të duhurat, sepse historikisht janë dëshmuar se janë të gabuara. Për shembull, unë nuk pajtohem me politikën aktive të zbutjes që shumë në Bashkimin Evropian, jo të gjithë për të qenë të saktë, por shumë, përdorin me Serbinë, sepse metodat e zbutjes ndaj autokratëve kanë dëshmuar se sjellin më shumë shkatërrim dhe jo më shumë paqe ose stabilitet.

EP: Ka shumë thashetheme për dialogun me Serbinë.

Osmani: Procesi nuk është ndalur asnjëherë. Për momentin po zhvillohet e ashtuquajtura “diplomacia shëtitëse”, në të cilën negociatorët udhëtojnë herë në Prishtinë, herë në Beograd dhe negociojnë me secilin veç e veç.

Tags: Dialogu Kosovë-SerbiPresidentja Vjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Haxhi Thaçi: Nuk mërzitem fort se kanë shku për faqe të bardhë

Next Post

Shpërthen” Ermal Krasniqi, detyron futbollistin e Lazios të marrë karton të kuq

Next Post
Shpërthen” Ermal Krasniqi, detyron futbollistin e Lazios të marrë karton të kuq

Shpërthen” Ermal Krasniqi, detyron futbollistin e Lazios të marrë karton të kuq

Lajmet e fundit

Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

24/05/2025
Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

24/05/2025
Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 në pranga

Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 në pranga

24/05/2025
Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë

Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë

24/05/2025
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

Behrami publikon videon e rrallë të Thaçit, e cilëson mbajtjen e tij nga Haga si padrejtësinë më të madhe të shekullit

24/05/2025
Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, pa pagesë gjatë sezonit veror

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, pa pagesë gjatë sezonit veror

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

24/05/2025
Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

24/05/2025
Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 në pranga

Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 në pranga

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.