Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, të hënën do t’i njoftojë ministrat e Jashtëm të BE-së për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Takimi i Këshillit të Punëve të Jashtme do të mbahet në Luksemburg dhe pritet të nisë në ora 08:00, nën drejtimin e vetë Kallas.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përballë sfidave politike dhe për të garantuar stabilitetin në rajon, transmeton Gazeta Papirus.
Gjithashtu, Kallas do t’i informojë ministrat për vizitat që i ka zhvilluar së fundmi në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, ku ka diskutuar me liderët lokalë për situatën aktuale në këto vende.
Në fokus të diskutimit do të jenë zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, dialogu Kosovë-Serb dhe roli i aktorëve kyç në rajon për stabilitetin dhe sigurinë
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim nga ky takim.