Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se në takim kanë biseduar për dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
”Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.