Trajneri ka thënë se kthimi i rezultatit do të jetë mbi supe të boshnjakut derisa Giallorossi po shikojnë të shënojnë 3 gola për të kaluar në finale
Eusebio Di Francesco tërë shpresat i ka të Edin Dzeko i cili duhet të shënoi dhe ta frymëzoi rikthimin e skuadrës se tij në rezultat kundër Liverpoolit, duke bërë që skuadra e Serie A t’i jep përgjigjen më të mirë Mohamed Salahut.
Liverpool e deklasoi Romën me rezultat 5-2 në Anfield me Salahun që shënoi dy herë kundër ish klubit të tij, e që pritet të shfaqet edhe nesër mbrëma në Romë.
“Të gjithë lojtarët duhet të jenë përgjegjës dhe të kënaqur që e kemi atë në skuadër”, tha Di Francesco për gazetarët në konferencë për shtyp.
“Si trajner jam shumë i kënaqur që e kam këtë përgjegjësi por edhe lojtarët e kanë atë në fushë. Njëjtë edhe Dzeko – shpresoj që edhe ai të jetë si Salahu në ndeshjen e parë dhe të na shtrojë rrugën për rikthim. Një lojtarë me kualitete të tij mund të bëj gjithçka”.
Roma ende nuk ka marrë gol në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe ka një detyrë të rëndë për ta përmbushur kalimin në finale, edhe pse Di Francesco e beson këtë, duke shpresuar për një tjetër “mrekulli” në Europë pasi eliminoi Barcelonën.