Një 45 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës.
Kjo pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij 23 vjeç.
Sipas policisë është proceduar penalisht edhe e reja, e cila dyshohet se ka dhënë kallëzim të rremë, duke pretenduar se ndaj saj kanë ushtruar dhunë shtetas të tjerë, jo shtetasi 45 vjeçari.
Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti.